VIDEO/ Kënngëtares shqiptare i ndodh incidenti i papritur, rrëzohet në mes të skenës! Ja si reagoi

Këngëtarja Adelina Tahiri është përballur me një incident të papritur teksa po ngjitej në skenën e “Miss Shqipëria.”

 

Këngëtarja ishte e ftuar për të performuar gjatë mbrëmjes së djeshme për finalen e konkursit të bukurisë. Teksa po ngjitej në skenë ajo përshëndet të gjithë të pranishmit dhe më pas duke zbritur një shkallë ajo rrëzohet.

 

Megjithatë Adelina e menaxhoi mjaft mirë incidentin duke buzëqeshur dhe duke u ngritur përsëri. Videoja është publikuar nga vetë këngëtarja, e cila kështu tregon se i merr me mjaft sportivitet këto situate, ndërsa incidentin e ndodhur e cilëson si “sy të keq.”

 

Adelina shkëlqeu me veshjen e saj, e tëra e shëndritshme, e cila i ekspozonte edhe format e saj.

 

Adelina Tahiri bëri bujë të madhe pak ditë më parë me deklaratën se është martuar me një maqedonas pasi shqiptarët janë të prapambetur. Megjithatë këngëtarja sqaroi menjëherë gjithçka duke mohuar që kjo deklaratë është bërë nga ajo. Ajo prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...