Vdekja e 15-vjeçares shqiptare në Greqi, xhiroja e fundit me të dashurin (FOTO)

Mediet greke kanë publikuar fotot e adoleshentes shqiptare dhe të dashurit të saj gjeorgjian, që humbën jetën në mënyrë tragjike në një aksidente automobilistik në Chania të ishullit të Kretës në Greqi.

Mbarë opinioni publik është tronditur në Kretë nga vdekja tragjike e dy të rinjve, të cilët bashke me një çift tjetër të rinjsh ishin nisur të bënin xhiro në buzë detit në Chania.

Sipas medieve greke makina me të cilën po udhëtonte çifti është përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që kalonte në rrugë.

Dy të rinjtë që ishin më mjet me çiftin fatkeq ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në mjetin bujqësor ishin dy persona, drejtuesi të mjetit dhe nëna e tij e moshuar.

Protothema.gr shkruan se i 23-vjeçari nuk kishte leje drejtimi për makinën, e cila i përkiste nënës së tij.

TE TJERA