Tre bëjnë lekë e tre martohen, Meri Shehu zbulon shenjat që do e ‘djegin’ këtë verë

Disa nga pyetjet më të shpeshta që mbërrijnë në “Rudina” në Tv Klan lidhur me horoskopin, i referohen shenjave që do të martohen dhe do të kenë para.

Ndaj, astrologia e famshme Meri Shehu, para se të jepte parashikimin e përgjithshëm për javën, u ndal edhe në këto pyetje për të shuar kuriozitetin e ndjekësve.

Meri Shehu: Po e filloj nga paratë se po nuk pate para nuk martohesh. Një nga shenjat që do bëjnë shumë para janë Virgjëreshat sepse Jupiteri në Dash është në shtëpinë e tetë, të parave që do të merrni nga të tjerët, partneri, bashkëpunëtori, dhurimet, trashëgimtarët, punë të ndryshme. Një tjetër shenjë janë Peshqit sepse Jupiteri në Dash është shenjë e mirë. Një shenjë tjetër janë edhe Shigjetarët sepse do të kenë fat me lojërat e fatit ose do iu vijë nga një mundësi e lehtë.

Shenjat që do të martohen këtë verë janë Peshoret sepse Jupiteri është në shtëpinë e shtatë që i fton për martesa të sigurta. Shenja tjetër do të jenë Gaforret që do të kurorëzohen. Një shenjë tjetër që ka fat dhe mundësi të mira për t’u martuar është Dashi për ta marrë në konsideratë sepse e ka Jupiterin në shtëpinë e vet. Dashi mund të bëjë pak nga të gjitha ose të marrë pjesë në marrëdhënie ekonomie, marrëdhënie të reja, martesë.

Nesër Marsi hyn në Dem dhe do fusim dorën në xhep, por edhe do e nxjerrim. Është shumë shpenzues, do trondisë çështjet ekonomike, por do ndihmojë shenjat e kryqit të qëndrueshëm: Dem, Akrep, Luan, Ujor që do jenë në veprim për çfarë duan të arrijnë./tvklan.al

TE TJERA