TË SHTËNAT NË SHKODËR, SI QËLLOI I RIU ME ARMË DREJT NJË GRUPI FËMIJËSH, PLUMBI KAPI TE…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve një person rreth 30 vjeç ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi fëmijësh 13-15 vjeçarë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës. Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Fatmirësisht fëmijët kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi. Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.

/star plus/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...