E tmerrshme… Prindërit shkojnë të hanë darkë, mbyllin në makinë 4 fëmijët dhe i gjejnë pa ndjenja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qendër të Serres, Greqi pasi një çift bullgar kanë lënë brenda në makinë fëmijët e mitur dhe kanë shkuar të hanë darkë.

 

Sipas mediave greke çifti i moshës 56 dhe 46 vjeç kur po ktheheshin në shtëpi nga plazhi, mbyllën katër fëmijët e tyre të moshës nga dy deri në tetë, brenda në makinë dhe shkuan të darkojnë.

 

Kalimtarët, duke parë fëmijët në makinë, kanë goditur xhamat por kur ato nuk kanë reaguar, ata kanë lajmëruar policinë. Këta të fundit pasi kanë shkuar në vendngjarje kanë thyer xhamat dhe më pas kanë nxjerrë fëmijët pothuajse pa ndjenja për shkak të vapës.

 

Kur erdhën prindërit e tyre, të cilët nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur thanë se për shkak se fëmijët i kishte zënë gjumi, ata shkuan të hanin darkë dhe se do të ktheheshin për të vazhduar udhëtimin.

 

Thuhet se fëmijët kanë qëndruar me xhama të mbyllur në makinë për rreth njëzet minuta. Pas kësaj prindërit janë arrestuar pasi kanë rrezikuar jetën e fëmijëve të tyre por më pas janë lënë të lirë dhe janë nisur për në vendin e tyre.

 

TE TJERA