Çifti i preferuar i shqiptarëve, a ka shanse që Flori Mumajesi dhe Soni Malaj të jenë sërish bashkë (FOTO)

Rreth një vit më parë, Soni Malaj ka konfirmuar në heshtje përfundimin e lidhjes së saj të fundit publike, asaj me biznesmenin Klevi.

 

Por kur kjo ndarje ishte kryefjalë e mediave rozë, rikthimi i Soni Malaj krah ish partnerit të saj, Flori Mumajesi bëri mjaft bujë.

 

Kënga pjesmarrëse në “Kënga Magjike 2021”, “Versioni im” ishte kënga që solli në vëmendjen e publikut këngëtaren Soni Malaj, por bashkëpunimi me Flori Mumajesin e bëri edhe më të bujshme.

 

Ish-çifti ka thyer tabu pasi nuk ndodh shpesh mes personazheve publik që kanë patur një histori kaq të bujshme dashurie, të rikthehen në një projekt të përbashkët pas 10 vitesh.

 

Por publiku pas këtij ribashkimi në skenë, aludoi dhe shpresoi një ribashkim edhe në jetë të artistëve të cilët nuk janë fshirë asnjëherë nga memoria e publikut si çifti më i dashur i showbizit shqiptar dhe sot i kujtojnë si të tillë.

 

Flori dhe Soni kanë heshtur deri më tani për këto zëra, por gjithsesi vazhdojne te ndjekin njeri-tjetrin ne Instgram.

 

“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin.

 

Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”, eshte shprehur Soni gjate periudhes se Kenges Magjike nje vit me pare.

 

 

TE TJERA