NDODH NË SHKODËR/ SINJALISTIKA RRUGORE ZHDUKET SA HAP E MBYLL SYTË

Nga Ketjola Gështenja

Sinjalistika rrugore është një nga elementët më të rëndësishëm për disiplinimin e qarkullimit rrugor dhe sigurinë e qytetarëve.

Me shtimin e fluksit të lëvizjes së mjeteve, me kthimin në atdhe të emigrantëve, sinjalistika është e domosdoshme. Po ashtu, ajo mund të konsiderohet edhe pjesë e imazhit të qytetit dhe orientuese për turistët vendas e të huaj.

Nuk ka shumë ditë që Bashkia e Shkodrës ka realizuar vijëzimin e rrugëve kryesore të qytetit. Në prag të sezonit turistik, është një veprim për tu përshendetur.

Megjithatë, në shumë rrugë të qytetit, sinjalistika ka nisur të zbehet, deri në fshirje të saj si me gomë. Në një vëzhgim të shkurtër të bërë nga Star Plus, brenda pak minutave, këtë e konstaton në disa rrugë të qytetit.

Si çdo gjë tjetër publike, edhe sinjalistika rrugore, mirëmbahet me fondet e taksapaguesve shkodranë. Mbase është momenti që Bashkia e Shkodrës të mendojë për këtë komponent, thjesht duke përzgjedhur një pigment që i reziston më shumë kohës dhe jo vetëm disa ditë apo javë.

Sepse mirëmbajtja dhe rinovimi i sinjalistikës rrugore, duhet bërë sipas parametrave profesionalë dhe jo me një bojë e cila nis të zhduket nga asfalti sapo makinat nisin të qarkullojnë mbi të.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...