LUMI I SHALËS PRET DORËN E QEVERISË PËR PROBLEMET E SAJ…

Nga Senad Nikshiqi

Mirsad Basha i Eko Mendje para disa vitesh i dha famën që i mungonte lumit të Shalës pasi ende ishte një zonë e pazbuluar e fshehur mes malesh.

Sot që numri i turistëve është shumë më i lartë, deri në 150 mijë brenda vitit i ka dhënë zhvillimin që duhet. Drejtuesi i Eko Mendje që në fokus ka natyrën vazhdon që të ketë një thirrje për të gjithë që të mos e humbasin magjinën e kësaj lugine.

Zef Gjeta, është një agronom, doktor i shkencave bujqësore dhe pedagog i cili ka origjinën nga molla e Shoshit. Ka lënë gjithë aktivitetin e tij duke ndërtuar një Zip Line në lumin e Shalës si një mundësi argëtimi e shtuar për pushuesit e shumtë.

Ajo që mbetet një shqetësim ende i pazgjidhur është rruga e amortizuar dhe e frikshme e Komanit për të cilin pati një projekt që më pas u anullua nga ministria e infrastrukturës si dhe mungesa e energjisë elektrike por edhe formalizimi i varkave.

Pavarësisht disa problemeve që kërkojnë vëmendjen e qeverisë shqiptare, sërish lumi i Shalës prej disa vitesh mbetet një prej pikave turistike më të preferuara qoftë nga të huajt por edhe pushuesit vendas.

TE TJERA