Gazetarët paralajmërojnë protestë, Edi Rama i ashpër: Nuk ka për të ndodhur kjo gjë në praninë time

Gazetarët kanë paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë më 4 korrik.

Shkak është bërë vendimi që kryeministri Rama mori ndaj gazetarit Klevi Muka, të cilin e çoi në “riedukim” dhe i ndaloi pjesëmarrjen në konferencat e tij për 3 muaj.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama ka paralajmëruar gazetarët se nuk do lejojë që “të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë e tij.

”Rama:E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave,që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht!

Por kërkesa s’mund të plotësohet. Jemi tërhequr nga përpjekja për ta normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes, që në epokën e rrjeteve sociale ka marrë përmasa katastrofike!Nuk e kemi bërë as nga frika, as nga presionet po si reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim.

Ku është vetërregullimi? Nejse, do ta presim pa shpresë se do vijë!Por ndërkohë nuk ka për të ndodhur që të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë time. E kam ndryshuar ka kohë qasjen time, jo se janë zhdukur kazanët po se kam reaguar ndaj kritikave.

TE TJERA