Eni Çobani-xhaxhait: Hiq dorë nga dëmshpërblimi i nipit të ndjerë

Në mbyllje të “Shihemi në Gjyq”, një seancë e cila u zhvillua mes Nazmiut dhe Adelinës,

ajo i kërkon me ngulm rikthimin e shtëpisë ku është bashkëpronare. Prona në Durrës, e cila është përfituar nga kunati i saj, vëllai i Nazmiut me një kontratë dhurimi, duhet të rikthehet në duart e pronarëve të ligjshëm.

Eni Çobani, ndërmjetësuesja e rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, i drejtohet Kujtimit, i cili është vëllai i Nazmiut që ka marrë shtëpinë, për ta lajmëruar mbi pasojat ligjore. Shtëpia do qëndrojë e pabanuar deri në vendimin e gjykatës dhe njohjen e pronarit të saj.

Një pikë tjetër ku Eni Çobani u ndal është edhe dëmshpërblimi që Nazmiu e Adelina kanë përfituar nga dëmshpërblimi për vdekjen e djalit të tyre në një aksident automobilistik në Itali. Djali i Kujtimit ka telefonuar avokatin italian për të kërkuar para nga vdekja e Alesio Veselit, 22 vjeç.

Edhe njëherë po ta përsëris zoti Kujtim, juve keni marrë një banesë në të cilën është pronar vëllai juaj dhe ish-bashkëshortja e tij. Pasuria nuk është e ndarë, pasuria është përgjysmë, e vëllait dhe e zonjës kështu që ju jeni të detyruar që këtë banesë patjetër ta riktheni, por unë po ju paralajmëroj edhe për një gjë tjetër.

Eni Çobani: Nëse ju do të prisni në përfundim të vendimit të gjykatës, unë po ju vë në dijeni, do vë në dijeni edhe policinë dhe drejtorinë e policisë së Durrësit, deri në marrjen e vendimit që ata do zbatojnë një vendim gjykate, shtëpia do qëndrojë e pabanuar zotëri,

s’do të keni të drejtë të hyni brenda deri në momentin kur të merret vendimi i gjykatës që a do qëndrojë kjo kontratë dhurimi e zonjës Shpresa Gjoçi në fuqi apo jo. Në këto kushte, i drejtohem policisë së Durrësit që të lutem të kontrollojë këtë banesë a ka banorë brenda apo jo dhe deri në momentin kur të përfundojë me vendim gjykate që kush është pronari i banesës,

atëherë sigurisht t’i rikthehet pronarit që ka qenë dhe unë jam e bindur që gjykata do të vendosë pronësinë e kësaj zonjës dhe këtij zotërisë që ka fajet e gabimet e veta, por mbi të gjitha Kujtim, hiq dorë nga dëmshpërblimi i djalit të ndjerë të këtyre dy zotërinjve se është shumë e rëndë që ju i telefononi avokatit italian.

Adelinë, e dashur, ju do ktheheni në Itali, unë ju falënderoj pafund që ju gjetët mënyrën edhe erdhët, ngushëllimet e mia më të ndjera për djalin tuaj të mrekullueshëm. Për sa i përket banesës në Shqipëri, ke lënë Enin dhe Eni një ditë do të të telefonojë për të thënë që hajde në shtëpi./tvklan.al

TE TJERA