Te gjithe pa diskutim ne Shkoder dhe jo vetem e njohin stilisten Ajola Lekaj. Ishte viti 2018 qe pasionin e femijerise ta kthente edhe ne punen e saj duke korrur jo pak suksese.
Ajo hapi atelien e saj te pare ne qytetin e Shkodres ne nje nga zonat me te njohura historikisht sic eshte edhe G’juhadoli.
Permendim ketu se si nje nga detajet e suksesit te saj nder vite eshte pikerisht stili i saj dhe korrektesa qe ka treguar ne cdo rast me klientet e saj te cilat ajo nuk i quan te tilla por mikesha.
Nje mbeshtetje te madhe ne ecurine e saj ka edhe bashkeshorti Orseli i cili e shoqeron ne cdo hap. Ajola nder te tjera ka marre edhe vemendjen e te gjitha mediave te njohura boterore me krijimin e nje fustani teper unik me drita me te cilin aktorja qe e kishte veshur ka mahnitur te gjithe te pranishmit.
Ajola vijoi me pasionin e saj duke fituar besimin e shume vajzave e grave te cilat kthehen e rikthehen cdo here duke i besuar asaj realizimin e veshjeve e kryesisht ne rastet me te rendesishme te jetes se tyre. Por prej rreth 6 muajsh Ajola eshte bekuar me ardhjen ne jete te djalit te quajtur Zoar. Nje emre mjaft i vecante apo jo…?
Pa lene pas dore asnje dite punen/pasionin e saj Ajola i eshte dedikuar me teresisht Zoarit te vogel te cilin e ka pike te dobet si cdo nene qe ka te voglin e saj. Zoar per te eshte nje dhurate teper e dashur nga Zoti per te cilin ajo shprehet qe “nuk e di si kam jetuar deri me’tani pa te”.
Ajola me ardhjen ne jete te voglushit duket se ka zbuluar edhe nje pasion tjeter te saj ate te te berit foto kryesisht Zoarit.
Ehhh nese jeni bere kurioz mund ta ndiqnin ne rrjetet siciale si Instagram pasi duhet theksuar se edhe aty stilistja jone e dashur eshte mjaft aktive.