Luljeta Bozo: Berisha nuk është opozita, pas 30 vitesh në politikë duhet t’i hapësh rrugën të rinjve

Ditën e sotme, deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo,

ka folur në emisionin “Kjo Javë” edhe për raportin që ka me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe se çfarë mendimi ka për shpalljen e tij “non-grata”.

Bozo theksoi se vjen një kohë në politikë, kur liderë që kanë drejtuar për një kohë të gjatë duhet t’i hapin rrugën më të rinjve, ndërsa shprehet se nuk është takuar asnjëherë me Berishën përballë.

Sa i përket bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës, Bozo theksoi se ekziston por sipas saj PD-ja duhet të bashkohet dhe të zgjidhë problemet e brendshme, ndërsa Berisha nuk përfaqëson i vetëm opozitën.

Jeni deputetja më në moshë në parlament. Po kështu edhe zoti Berisha. Kur ju them këtë çfarë mendoni?

“Se di është një rastësi. Nuk jemi takuar ndonjëherë se nuk na ka qëlluar rasti. Është një rastësi”.

Nuk komunikoni asnjëherë?

“S’ka qëlluar rasti. Duhet të takohemi përballë dhe do e përshëndesja. Unë takohem me të gjithë, socialistë dhe demokratë”.

Keni marrëdhënie korrekte?

“Po korrekte. Unë mendoj që kjo puna e moshës edhe bën edhe s’përbën problem kur je në Parlament. Ata kanë probleme me veten e tyre sepse s’po gjejnë dot akoma emëruesin e përbashkët. Janë akoma të përçarë dhe nuk po arrijnë të bashkohen”.

Si e shihni këtë situatë brenda Partisë Demokratike?

“Shiko! Vjen një moment, ti mund të kesh qenë shumë i mirë një jetë të tërë, por vjen një moment që duhet t’i lësh vendin më të rinjve, ta çojnë më përpara. Domethënë nuk mund të jesh gjithë kohën në drejtim, nja 30 e ca vjet”.

Po PD-në me Bashën si e shikoni, mund të shkonte përpara me Bashën?

“S’jam marrë shumë. Ja u thashë me politikë u mora për herë të parë kur u futa në Parlament”.

Është treguar e qartë PS-ja që nuk bashkëpunon me Berishën në krye të PD-së, me faktin e të qenit non-grata nga DASH. Po këtë raport si e shihni, nuk do i shtrihet dora opozitës me Berishën në krye në çfarëdolloj rrethane?

“Jo me opozitën bashkëpunon pozita. Por me të gjithë ato gjërat. Por me çfarë bëhet parlamenti pa këtë bashkëpunim. Ne bashkëpunojmë, s’është puna këtu. Këtu s’ka një opozitë tamam, tamam. Nuk ka, e para.

E dyta, e ka thënë shumë qartë se nëse është diçka që vjen me propozimin e tij nuk do ta marri në konsideratë. Po është tjetër Berisha është tjetër opozita, nuk duhet t’i bashkosh bashkë. Është tjetër Berisha dhe tjetër opozita.

Opozita është një forcë, të gjithë ata që nuk kanë fituar zgjedhjet dhe që janë kritik ndaj kësaj qeverisje. Ata s’e kanë zgjidhur problemin mes tyre dhe kështu që duhet ta zgjidhin brenda vetes njëherë që të jetë një forcë se s’po merret vesh është një forcë apo dy”, shprehet ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...