Një ngjarje tejet e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në rrugën nacionale Berat-Dimal.
Mësohet se një kamion është përplasur me një makinë “Polo” e për pasojë një vajzë është plagosur rëndë.
E plagosur ka mbetur Justina Gjata, 27 vjeçe. E reja është nisur me urgjencë drejt Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur reth orës 12:00, në aksin rrugor Dimal-Berat, pranë Rrethrrotullimit, shtetasja J.Gj., 27 vjeçe, duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, është përplasur me një mjet tip Kamion.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.