“Budallallëqe”-Menaxheri i VIP-ave rrisjell në vëmendje sherrin me Nora Istrefin

Disa javë pas përplasjes virtuale që pati me këngëtaren Nora Istrefi, menaxheri i VIP-ave Alesio Alija ka vendosur të sqarojë deklaratën që konsiderohet si zanafilla e sherrit mes tyre.

Gjatë një interviste për “Jo Vetëm Modë” ai e cilësoi të gjithë përplasjen që pati me Nora Istrefin si një “keqkuptim të madh.”

“Janë keqkuptuar gjërat, janë budalliqe që… Janë muhabete që s’ia vlen ti flasësh sepse unë thjesht dhashë mendimin tim. Me kë ke fituar me kë s’ke fituar, s’thashë asgjë të keqe. Pastaj u bë e madhe. S’e bëra me qëllim, ky është një biznes që humb edhe fiton”- tha Alesio.

Gjithçka nisi nga një intervistë ku Alesio po fliste për fitimet e këngëtarëve shqiptarë në koncerte, duke shprehur se artistët që kërkohen dhe paguhen më shumë janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë.

Ai nuk la pa përmendur edhe momentet e tij, kur ka humbur para nga koncerti i një artisti dhe këtu ka përmendur këngëtaren e njohur Nora Istrefi. Alesio u shpreh se artistja nuk ka pasur këngë hite dhe për t’i bërë një nder menaxherit të Norës, i cili ishte dhe miku i tij, e mori në koncert, por për fat të keq ai rezultoi i humbur dhe nuk pati asnjë fitim, teksa shtoi se ky lloj profesioni është si bixhoz, ose fiton, ose humbet.

“Nora nuk ka pasur këngë hite, unë i bëra një favor mikut tim ngaqë ai merret me Norën. E mora dhe unë bëra diçka për festën e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk kisha suport fare nga ata, por më shumë nga njerëzit e mi dhe për t’i bërë nder nuk bëra asnjë gjë, por humba lekë nga koncerti i Norës. Kjo punë bixhoz është o fiton, o humbet”, u shpreh ai.

Mirëpo, pas këtyre deklaratave ka ardhur dhe reagimi i Norës në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, këngëtarja i ka hedhur poshtë fjalët e Alesios duke i quajtur të pabaza, teksa ka treguar se ai nuk tregon seriozitet në organizimet e eventeve dhe se arsyeja ishte zhgënjimi që ai u dha fansave duke mos sjellë në koncert këngëtarët që iu kishte premtuar publikut.

Menaxheri i VIP-ave, Alesio Alia, i është kundërpërgjigjur këngëtares Nora Istrefi, pasi ajo e akuzoi se nuk ka seriozitet në organizimet e eventeve të tij.

Në një postim në “Instastory”, Alesio Alia ka folur për reagimin që Nora Istrefi bëri duke e shprehur se në fakt është ajo personi që nuk ka seriozitet në punë. Ai ka sqaruar gjithashtu të gjithë eksperiencën e tij me këngëtaren duke theksuar se ka fakte për gjithçka që ka deklaruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...