“Babai na dhunonte, nëna u nda nga ai”/ Historia e trishtë e Drinit: Komshiu më dha heroinë kur isha 11 vjeç

Një ish-përdorues droge, Drini, ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, për të treguar historinë e tij të vështirë të jetës dhe varësinë ndaj drogës.

Ai rrëfeu se ka qenë një komshi që ia ka dhënë dhe ai nuk ia kishte idenë se çfarë konsumonte. Drini shtoi se fqinja kishte nisur më para të drogonte vëllain e tij më të vogël.

Sipas tij, prindërit ishin divorcuar, kishin një gjendje të keqe ekonomike dhe se babai ishte i dhunshëm.

Pjesa e parë e intervistës:

Sa vjeç ke qenë?

Kam qenë 10 vjeç që e kam nisur me heroinë, cigare. Ma dha një komshie, nuk e dija se çfarë ishte, nuk ja kisha idenë. Komshia ishte më i madh se unë, 19-20 vjeç.

Ishit vetëm ju të dy?

Me të thënë të drejtën nuk e dija se kishte 2 javë që pinte me vëllain tim më të vogël, 8 vjeç. Nuk ia kisha haberin se çfarë do më ndodhte.

Ishin të divorcuar prindërit kur nise drogën?

Po

Ka pasur dhunë në familje?

Po, ka pasur

Ka ushtruar dhunë ndaj nënës?

Jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj nenes

Sa kohë zgjati kjo?

Ka zgjatur që kur mbaj mend unë e deri kur nëna qëndroi me të. Gjithmonë vinte i pirë. Fshiheshim poshtë krevatit, në dollap, me frikën që të mos hanim ndonjë shpullë. Ishte mamaja që hante gjithë vështirësiëtë.

Kush kujdesej për gjendjen ekonomike?

Babai, por edhe nëna punonte pastruese. Babai ka qenë në komunale, ka qenë shofer.

Si ishte gjendja juaj ekonomike?

Shumë e vështirë. Kemi kaluar një fëmijëri shumë, shumë të vështirë.

Çfarë ndjesi pate kur e nis për herë të parë?

Ishim një ditë që rrinim të gjithë çunat në lagje, kishim një zonën tonë. U afrua orari i drekës e do iknim në shtëpi. Unë nuk kisha ku të shkoja, babi ishte i ndarë nga mami. Mami punonte. Dy motrat e mëdha kujdeseshin për mua dhe vëllezërit e vegjël.

Shkoje në shkollë?

Nuk e kam frekuentuar shkollën. Kur kam shkuar në Itali për herë të parë, kam njohur a dhe b. kam shkuar 11-12 vjeç. Jam fshehur në maune, doja një jetë siç shikoja në televizor. Nuk mundja më dhe ika vetëm. Shikoja emisionet italiane dhe thoja pse mos të jem dhe unë si ata fëmijët.

Zbrita maunja nga trageti dhe kemi ndenjur 28 orë maune. Nga Durrësi në Trieste.

Çfarë ndodhi në Itali?

Kalova murin e portit dhe mbaj mend që kemi shkuar në një bar restorant, ku kërkuam për të ngrënë.

Sa kohë qëndrove atje?

3 vjet

Konsumove drogë?

Jo, u shkëputa. Kam vuajtur shumë dhe nuk e dija nga cila anë më vinte. Çfarë kam.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...