Shtatzënë për herë të parë, Eni Koçi poston fotot e rralla në plazh…

Që pasi u zbulua se ishte në pritje të ëmbël, Eni Koçi është treguar e rezervuar me postimet gjatë kësaj periudhe.

 

Megjithëatë ka pas raste si sot ku ajo nuk ka nguruar të tregojë barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë dhe do të bëhet nënë për herë të parë. Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi ndodhen në Turqi për pushime, teksa ajo ka ndarë disa foto në plazh.

 

Ndonëse në muajin e gjashtë këngëtarja duket tepër në formë.

 

Eni dhe Genci janë në pritje të një vajze dhe lajmin e ndanë me ndjekësit përmes këngës së tyre të fundit me titull “Ama”. Në fund të videoklipit ata kishin vendosur edhe një video nga ‘gender reveal’ siç njihet në rrjetet sociale, ose festa e zbulimit të gjinisë.

 

Çifti shfaqej në një ambient i rrethuar nga tullumbaca e zbukurime të shumta. Në momentin që ata e çajnë njërin prej tyre, dalin petale rozë, çka do të thotë se do bekohen me një vajzë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...