Pse e fsheh barkun e rrumbullakosur ti? Arbana Osmani i kthehet keq: Secili bën çfarëdo me trupin e tij

Në natën finale të “Big Brother VIP”, më 19 shkrut të këtij viti,

Arbana Osmani zbuloi së është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të tretë. Ajo tregoi se emisionin e bujshëm nuk e kishte prezantuar e vetme.

Por pas kësaj, ajo ka preferuar ta mbaj për vetë këtë temë dhe mos ta diskutojë më publikisht.

Moderatorja ka udhëtuar në shumë vende që pas mbarimit të Big Brother dhe fotot e saj në rrjetet sociale nuk mungojnë. Por Arbana sigurohet të mos pozojë me barkun e rrumbullakosur dhe kjo ka bërë që ndjekësit të bëhen kurioz.

“Se kuptoj pse gjithmonë mundohesh ta fshehësh barkun? Nuk ka më bukur që ajo krijesë brenda teje të duket ashu si Zoti e ka dhënë”.

Por Arbana i ka shuar kuriozitetin me këtë përgjigje:

“Dhe për mua nuk ka më bukur se atë krijesë brenda meje, sa është ende e brishtë ta shijoj vetëm për vete. S’ka ndodnjë gjë të madhe për mos u kuptuar. Secili bën çfarëdo me trupin e tij dhe secila grua e jeton si të jetë me e mira për të këtë periudhë të bukur”.

TE TJERA