“Po e ‘regjistroja’, vetëm kur…”, Mimi Kodheli tregon ngjarjen që i ka ndodhur…

Emocionet si nënë, sidomos në momentet e lumtura me fëmijët, i çmon çdo grua që ka marrë përsipër këtë rol.

Një nga këto raste rrëfen edhe politikania Mimi Kodheli në “Rudina” në Tv Klan kur rikujton një prej çasteve të lumtura në jetë. Një episod i lezetshëm, që padyshim mund ta kenë përjetuar shumë nëna të rrëmbyera nga lumturia për fëmijën.

Rudina Magjistari: Cila mund të konsiderohet si periudha më e lumtur që ke pasur në jetë, mes gjithë momenteve e çasteve të lumtura që jeton si çdo njeri?

Mimi Kodheli: Besoj që janë gjithmonë të lidhura me familjen, sidomos me djalin, flasim më të lumturat të jetës. Çast i vështirë lindja, por më i lumturi besoj në absolut. Besoj çast i lumtur momenti kur është laureuar, kur ka marrë diplomën, shumë i lumtur.

Aq i lumtur ishte sa ai ishte duke e prezantuar projektin, se ju e dini që është arkitekt dhe unë kisha celularin në dorë me idenë që po e regjistroja. Në fund fare, pas gjysmë ore kuptova që nuk kisha regjistruar asnjë gjë. Kaq e emocionuar isha./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Studentja shqiptare e mjekësisë merr pjesë në “Miss Connecticut USA”: Nëse ke vullnet i bën të gjitha

Emanuela Stakaj është studentja e shkencave të bio-mjekësisë që...

Ende ka mbetur kohë, por kush mendoni se e fiton ‘Big Brother’ Olta apo Luizi?

Varianti i parë është që fituesi i këtij edicioni...