Tayna është një nga rep-artistet më të kërkuara, kudo u flitet shqip.
Çdo këngë e saj kthehet në hit dhe kjo bën që të ketë sa më shumë koncerte. Fitimet e mëdha kanë bërë që këngëtarja të ketë edhe një jetë luksi dhe kjo gjë shihet te veshja.Së fundmi, vetëm një dalje e saj ditore ka kushtuar përafërisht 3 mijë euro. Ndërsa çanta e saj kap vlerën e 1890 eurove.
Kjo shifër marramendëse i ka befasuar të gjithë dhe komentet kanë qenë të shumta.Kujtojmë që Tayna aktualisht po shijon suksesin e këngës “Pare” në bashkëpunim me Mozzik dhe Butrint Imerin. Ky projekt u prit shumë mirë nga fansat, të cilët i kanë dhënë plot 13 milionë klikime për një kohë kaq të shkurtër.
Janë bërë katër vite që kur Tayna debutoi në treg me këngën “Columbiana”. Ky duet me reperin Don Phenom rezultoi një sukses i vërtetë.Gjatë këtyre viteve, Tayna solli një sërë hitesh, solo dhe bashkëpunime. Së fundmi, ajo ka publikuar një video, ku thotë se ndihet krenare për arritjet“
Vetëm katër vite karrierë dhe ndihem sikur e kam bërë këtë gjë përgjithmonë. Jam shumë mirënjohëse për secilin prej jush. Jam krenare për veten time që nuk jam dorëzuar asnjëherë, për femrën që jam bërë sot dhe më e rëndësishmja, për shpirtin e pastër pavarësisht të gjithave”, ka shkruar ajo.