‘E ke takuar burrin…”/ Gazetari thumbon keq ministren e Ramës, ‘shpërthen’ kryeministri dhe merr vendimin drastik (VIDEO)

Një pyetje e një gazetari drejtuar ministres Olta Xhaçka ka acaruar keq kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës ditën e sotme.

Gazetari iu drejtua Xhaçkës nëse e ka takuar bashkëshortin e saj investitor strategjik në prani të punonjësve të administratës në zbatim të kodit etik që ka hyrë në fuqi në datë 29 prill.

Sipas Kodit Etik të miratuar nga Qeveria Rama 3, ministrave te kabinetit u ndalohen takimet private me biznesmenet apo investitoret, dhe ne rast se ata takohen duhet te behen ne prani të dy punonjesve te administratës.

Por duket se kjo pyetjenuk i ka pëlqyer kryeministrit Rama i cili ka denuar me 3 muaj “riedukim” gazetarin Klevi Muka.

Replikat

Gazetari: Në 29 Prilli të këtij viti ka hyrë në fuqi kudo i ri etik që parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministret që e shkelin. Një nga pikat e këtij kodi është që ministret nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe duhet të takohen vetëm kur janë në praninë e dy punonjësve të administratës. Po ju e keni zbatuar këtë pikë? E keni takuar burrin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik në praninë e dy punonjësve të administratës apo e keni shkelur kodin etik

Edi Rama: Tani këtu përgjigjen do e jap unë. Do kalosh në riedukim më tre muajt e ardhshëm

Gazetari: Kodi etik do zbatohet apo jo? Ju keni thënë që do të ketë masa deri në largim nga puna kur keni prezantuar kabinetin tuaj qeveritar

Edi Rama: Kjo është një tjetër shkelje e kodit etik të gazetarit në konferencë shtypi që vazhdon me mikrofon dhe mban fjalime

TE TJERA