Çfarë do ndodhë më 7 Korrik? Berisha: Populli shqiptar do të…

Në datë 7 Korrik Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë në Tiranë në orën 19:00. Edhe pse temperatura të larta, Berisha thotë se situata nuk mund të priste dhe protestat të nisnin në Shtator.

 

Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, kur u pyet për protestën e opozitës më 7 Korrik.

 

Berisha thotë se shoqëria shqiptare do të zbresë në histori. Protesta, tha Berisha, ishte një thirrje e shoqërisë për të dalë në protesta.

 

“Populli, shoqëria shqiptare zbret në histori. Populli zbret në rrugë për të bërë rrugën. Sigurisht populli opozitar, por gradualisht mbarë populli shqiptar besoj. Beteja nuk pret mot, beteja kur të thërret do t’i përgjigjesh. Ishte një thirrje e përgjithshme e demokratëve, e grupeve të mëdha të interesit, e bizneseve. Ishte e mjekëve, intelektualëve, shoqërisë civile”, u shpreh Sali Berisha.

 

Kryedemokrati shtoi se Lulzim Bashës dhe Enekelejd Alibeajt u këshilloi mos të marrin pjesë në protestë, duke i konsideruar si “zjarrfikësit e opozitës”. /tvklan.al

TE TJERA