Stop zbulon gjurmë të të moshuarit të zhdukur, policia nuk bën asgjë. Shefi i komisariatit: Veprimet tona, sekret hetimor

Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi dëshminë e të riut që shoqëroi deri në Lushnje 81-vjeçarin e zhdukur Xhavit Muça.

 

Për zhdukjen e të moshuarit i cili vuan edhe nga skleroza e lehtë, gazetarja e emisionit Stop ka pyetur fatorinon e furgonit, nga ku zbriti i moshuari bashkë me të riun Erlin Tuci.

 

Sipas fatorinos, ata kanë zbritur nga furgoni dhe kanë shkuar në të njëjtin drejtim, pa bërë fjalë fare. Pamjet e siguruara provojnë pikërisht këtë pohim të fatorinos.

 

Gazetarja: Ti ke qenë fatorino, apo jo?

 

Fatorino: Po!

 

Gazetarja: Të të pyes, kanë debatuar, apo kanë bërë llafe?

 

Fatorino: Jo, fare! Ata zbritën, unë thashë, se ikën me këtë tjetrin mbrapa. As me këtë nuk ikën.

 

Gazetarja: I pe nga ikën? U ndanë?

 

Fatorino: Këtu qenë atë ditë. E pashë një ditë atë çunin më mbrapa. Nja dy ditë më mbrapa, e pashë aty tek furgoni.

 

Gazetarja: Djali tha, që u ndamë në drejtime të ndryshme në momentin, që kanë zbritur.

 

Fatorino: Ata kanë ik bashkë.

 

Gazetarja e Stop u interesua pranë Komisariatit të Lushnjes, nëse janë bërë veprimet hetimore. Por shefi i komisariatit thotë se këto veprime për gjetjen e të moshuarit të humbur janë sekret hetimor, edhe pse e bija ka më shumë se 1 muaj që e kërkon.

 

“Këto janë veprime hetimore, që janë sekret. Ka sekret, se janë veprime hetimore. Është çështje në hetim. Nuk dalin në publik. Për pjesën tjetër, interesohuni në komisariatin Nr. 1 ose në prokurori! Të gjitha veprimet janë kryer. Nuk mund të jap detaje nga veprimet hetimore”, thotë shefi i komisariatit të Lushnjes.

 

Emisioni Stop bëri të pamundurën për ta kërkuar zotin Xhavit dhe brenda një dite arriti të sigurojë informacionin se 81-vjeçari është parë nga banorët pranë rrugës së varrezave në Lushnjë.

 

Gazetarja: Mos e keni parë këtë zotërinë?

 

Banorët: Jo, jo!

 

Gazetarja: Mos e keni parë gjë këtë zotërinë?

 

Banori tjetër: Jo!

 

Banori tjetër: E kam parë në Lushnje.

 

Gazetarja: Ku?

 

Banori: Se e vura re në televizor para…Biles ju ishit.

 

Gazetarja: Po! Ku e ke parë?

 

Banori: Tek lagja, ku shkojmë për tek varrezat ne, që është gjykata. Diku aty.

 

/tvklan.al

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...