Ministrja vijon ‘furçat’ ndaj kryeministrit: Edi Rama është brand ndërkombëtar! Ato që ka bërë ai për shqiptarët nuk i…

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi, nuk është tërhequr nga furçat e bëra ndaj kryeministrit Rama, të cilin e cilësoi si një brand ndërkombëtar.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Ekonomi tha se arritjet e bëra nga Shqipëria në arenën ndërkombëtare, vijnë si pasojë e të qenit kryeministri Rama një brand ndërkombëtar.

Sipas ministres ajo që ka arritur sot Shqipëria në arenën ndërkombëtare është e panjohur më përpara.

“Në fakt të gjithë e dimë që brandi është term shumë i rëndësishëm në marketing, pavarësisht nëse brandi është tregtar apo politik.

Ai që është brend do të marketojë ndryshe një cilësi të asaj që përfaqëson. Dhe zoti Rama është pikërisht ai që di të marketojë ndryshe një cilësi të popullit shqiptar. Është një brand ndërkombëtar. Ajo që ka arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është e panjohur më përpara, prandaj edhe trembeni ju.

Është ndryshe nga çdo herë tjetër. Në çdo detyrë që që kemi marrë në arenën ndërkombëtare, kemi dalluar në këto vite. Mos harroni sa mirë që u menaxhua kryesimi i OSBE-së, mos harroni zërin që kemi sot në NATO.

Ka një arsye pse zoti Rama është brand ndërkombëtar, nuk e ç’bëjmë dot këtë se e shikojmë ne, e shikojnë dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Ekonomi.

TE TJERA