Kush është bukuroshja shqiptare që i ka “rrëmbyer” zemrën futbollistit të njohur italian ZANIOLO?!

Nicolo Zaniolo, sulmuesi i famshëm i Romës duket se ka nisur një lidhje të re dashurie.

 

Gazeta italiane Chi ka fotografuar futbollistin e njohur italian, me parukieren shqiptare Kejdis Bardhi. Nga fotot e publikuara dyshja shfaqen me pushime së bashku në ishullin e Poncës, në një jaht privat.

 

 

Kejdis njihet në Itali mes VIP-ave si stiliste flokësh, ndërsa futbollisti ka një djalë të vogël nga lidhja e tij me Sara Scaperrotta.

 

Edhe pse nuk kanë folur për lidhjen, Kejdis ka publikuar një foto në Instagram, ku shohim qe ndodhet me pushime në një jaht në qytetin ku është fotografuar me futbollistin.

TE TJERA