“Ka qenë një mbrëmje mes yjeve në plazh!” Mariza Ikonomi flet për herë të parë për …

Ndonëse ka shumë vite që është pjesë e botës së muzikës dhe jetës publike, këngëtarja Mariza Ikonomi e ka ruajtur gjithnjë me fanatizëm jetën e saj personale. Megjithatë, sot ajo ka folur si rrallëherë për jetën sentimentale duke zbuluar se është e dashuruar.

 

E ftuar te “Rudina, Mariza tha që “tani do ta pranoj, s’kam ç’të bëj”. Të gjithë miqtë e ngushtë të saj, e dinë këtë lidhje prej kohësh, përfshirë edhe Dasara Karaiskaj, por ama “nuk flasin”.

 

“Në fakt, dua të them shumë, por është bekim kur je e rrethuar nga dashuria. Dje e kam ndier veten të rrethuar nga dashuria 100 për qind” – tha këngëtarja pa e zbuluar identitetin e partnerit të saj. Natyrisht, ai ishte i pranishëm në prezantimin e klipit të saj të fundit: “Ishte prezent, nëpër cepat e telajos, në çdo cep të telajos”, – shtoi ajo, sërish e rezervuar për të zbuluar më shumë.

 

Mariza tha se partneri i saj është artist në shpirt, por nuk merret me art. “Ka shije artistike shumë të mirë, por nuk është u fushës artistike, megjithatë është kritik mjaft i mirë.” E pyetur se si janë njohur, Mariza nuk foli gjatë, por tha se ishte koha e duhur: “Ka qenë një mbrëmje mes yjeve, mes hënës, në plazh. Kanë qenë të gjitha kushtet për të rënë në dashuri”.

 

Planet për fëmijë? “Unë, në fakt, ndoshta edhe për shkak të këtij instinktit të mëmësisë, kam dashur gjithmonë vajzat. Patjetër, edhe djemtë, por nuk e di pse, ngaqë jemi familje gocash. Por edhe kur ka ardhur nipi pastaj, e ndryshoi komplet. Patjetër që më pëlqen, familja është e shenjtë, e shtrenjtë dhe është ndryshe të flasësh, por kur ke vajzë, është e konkretizuar dhe të duket ndryshe.”

 

 

TE TJERA