“Ish-i më përndiqte në rrjetet sociale, e kapa “mat” duke…”- Kiara Tito thumbon Butrint Imerin? Moderatorja flet hapur për lidhjet e dashurisë: Do ta rimendoja rikthimin

Moderatorja Kiara Tito ka folur si rrallë herë rreth jetës së saj private dhe lidhjeve të dashurisë.

 

Kiara Tito është përfolur për një lidhje disavjeçare me këngëtarin, Butrint Imeri. Ata nuk e kanë pranuar kurrë publikisht se kanë qenë bashkë, por fotot e shkrepura asokohe nga paparacët kanë treguar të kundërtën. Gjithashtu, Kiara mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe që atëherë lajmet për ta nuk pushuan.

 

Megjithatë vitin e kaluar Kiara deklaroi publikisht se historia e saj e dashurisë ka marrë fund dhe ajo është beqare. Së fundmi ajo ishte e ftuar në një intervsitë në “Goca dhe Gra”, ku foli hapur për historitë e saj të kaluara.

 

Në një lojë të organizuar ajo u pyet nëse do t’i jepte një mundësi ish të dashurit nëse do ti kërkonte një rikthim.

 

“Do ta rimendoja rikthimin”– tha Kiara Tito, e cila duke folur për ish të dashurit e saj zbuloi se edhe ka tentuar të krijojë shoqëri me njërin nga ata.

 

“Me një nga ishat e mi, tentova që të kisha shoqëri sepse vjen një pikë që mbyllen disa gjëra dhe hapet një eksperiencë e re, kanë ndryshuar shumë gjëra e s’ke më ndjenja. Por ne momentin që del e takon ose flet, tjetri edhe mund ta marrë si sinjal dhe nuk e pret mirë pjesën që mund ta kesh shok.”- tregoi Kiara.

 

Gjatë lojës ajo iu përgjigj edhe pyetjeve të tjera që kishin të bënin me romancat e saj në të kaluarën, duke zbuluar edhe një rast ku ish i dashuri e përndiqte me adresë fallco në rrjetet sociale.

 

Biseda:

Armina: Nëse ish-i do të të kërkonte të riktheheshit, çfarë do të bëje?

 

Kiara: Do ta rimendoja!

 

Armina (i drejtohet nga studio ish të dashurit të Kiarës): Je akoma në kohë që mund t’i bësh një thirrje për rikthim

 

Armina: Nëse të telefon ditën e lindjes?

 

Kiara: Do ia hap, mirëpres urimet.

 

Armina: Ish-i të përndjek në rrjete sociale me adres fallco…

 

Kiara: Për këto gjëra vdes, i kam shumë qejf.

 

Dalina: Të ka ndodhur?

 

Kiara: Po, më ka ndodhur. Kam kuptuar që kanë qenë adresa fallco, e shihja shpesh nëpër story. Dhe më pas e kam kuptuar. Por mua më pëlqejnë këto gjëra. Ka qenë një nga dy ish-ët.

 

Ajo gjithashtu tha se nëse do të ndahej nga i dashuri, do t’i kërkonte atij që të fshinte të gjitha postimet e përbashkëta që ai mund të ketë në rrjetet sociale. Duke i hedhur një vështrim Instagramit të Butrint Imerit, ish-partnerit të vetëm të bërë publik, vihet re se ai ende mban dy postime me moderatoren. Postimet i përkasin klipit të këngës së tij “Hajt Hajt”, ku Kiara ishte protagoniste.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...