Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se SPAK si një institucion të pavarur, që i ka shpëtuar kthetrave të politikës.

 

Ai deklaroi se SPAK ka bërë goditje të niveleve të larta, ndërsa theksoi se nga tani e tutje do të ketë më shumë goditje të tilla.

 

“Deri tani jam i sigurt që është i pavarur. Nga informacioni që kam, se unë shkoj në Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë e Posaçme se kam gjyqe atje, shkoj në SPAK dhe di që nuk drejtohet nga ne SPAK-u, por drejtohet nga ekspertiza amerikane dhe ndërkombëtare”, u shpreh avokati.

 

Ngjela shprehu bindjen se Reforma në Drejtësi do vijojë. “Procesi gjyqësor shqiptar ishte një katastrofë, i gjithi i korruptuar, në bashkëpunim me politikën e lartë të korrupsionit politik dhe po shohim që ka ecje, por kam mendimin që këtej e më tutje do të ketë edhe më shumë goditje të niveleve të larta”, nënvizoi avokati”, tha Ngjela.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...