Shkoi të marrë naftë më lirë në Maqedoni, policia shqiptare arreston: Kontrabandues!

Policia kufitare në Qafë Thanë ka vënë në pranga një 56-vjeçar nga Elbasani. Ky i fundit është kapur duke kaluar në kufi produkte ushqimore dhe 40 litra naftë të kontrabanduara.

 

Gjithashtu, gjatë këqyrjes së mjetit u konstatua ndryshim në vëllimin e serbratorit të tij. Qytetari nga Elbasani kishte shkuar të merrte ushqime dhe naftë në Maqedoninë e Veriut duke qenë se janë më lirë se në Shqipëri.

 

Njoftimi i policisë

Qafë Thanë, Pogradec

Policia Kufitare godet një tjetër rast të aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra.

 

Sekuestrohen mallra ushqimore dhe sasi nafte, të dyshuara të kontrabanduara.

 

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit që tentoi t’i fuste në vendin tonë.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Elbasan.

 

Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara (pije, produkte ushqimore dhe 40 litra naftë). Gjithashtu, gjatë këqyrjes së mjetit u konstatua ndryshim në vëllimin e serbratorit të tij.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...