Shkodra nis diten me krenari, Ea Zoga eshte arsyeja…

Një rrugëtim i gjatë dhe jo pak sfidues për vogëlushen shkodrane Ea Zoga por në fund ajo ia ka arritur qëllimit të saj që të shpallet fituese.

 

E ëmbël dhe njëkohësisht e magjishme me zërin e saj ajo javë pas jave ka dhënë maksimumin e saj edhe pse momentet e vështira dhe konkurenca nuk ka munguar.

 

Ea e vogël me zërin e saj “të madh” ka spikatur në të gjitha daljet e saj në “Gjeniu I Vogël 8” por kryesisht me këngën e Rovena Dilos të titulluar “Në Shkodër të vish” ajo ka fituar zemrat dhe simpatinë e të gjithëve.

 

Edhe pse mosha e saj na tregon se është akoma një vogëlushe por me zërin e magjishëm që posedon ajo me patjetër që në të ardhmen do të jetë një nga këngëtaret që Shkodra por edhe e gjithë Shqipëria do të krenohet me të.

 

Të flasësh për këtë vajzë nuk është e vështirë pasi të rrëmben si me zor admirimin por ajo çka mund ti themi është që “Ea, këndofsh gjithmonë kaq magjishëm” dhe shkoder.info i uron sa më shumë suksese dhe faleminderit që ka bëre krenar një Shkodër të tërë…

 

TE TJERA