“Rrugorja” mbyt në gjoba shoferët, rrengu i korsisë së djathtë që po përdor me makinat inteligjente

Policia Rrugore prej disa ditësh ka njoftuar që ka marrë në dorëzim disa automjetet inteligjente që janë të pajisura me radar. Këto makina “të maskuara” po përdoren masivisht për të vendosur mijëra gjoba në pak kohë.

Policia me makinat inteligjente duke synuar ndëshkimin e shoferëve të parregullt duket se e ka hequr nga lista “këshillimin” apo limitin e tolerancës.

Në videot e shpërndara së fundmi shihen gjobat të tip “mospozicionim siç duhet në korsitë e lëvizjes”, pra të gjithë shoferët që qëndrojnë në korsi të majtë pasi kryejnë parakalim ndëshkohen.

Por kjo ka sjellë një zemërim masiv të shoferët, sidomos tek përdoruesit e autostradës Tiranë-Durrës, dhjetëra mesazhe të mbërritur në Abcneës.al, tregojnë shoferët që ankohen se në korsinë e djathtë të këtij aksi mund të rrezikojnë edhe jetën për shkak të gjendjes jo të mirë të rrugës.

Sipas tyre ata zgjedhin të ecin në korsinë e majtë për të shmangur gropat dhe arnimet që i janë bërë kësaj rruge.

E si të mos mjaftonte kjo duket se policia rrugore po përdor edhe një rreng tjetër për të ndëshkuar shoferët. Siç shihet në disa pamje të publikuara, makina e policisë e pajisur me radar, ruan korsinë e djathtë me një shpejtësi 80-90 km/h.

E nëse dikush kërkon të kalojë në krahun e majtë detyrohet të shkel shpejtësinë duke e tejkaluar limitin për të bërë të mundur parakalimin. Nëse vazhdon për pak më gjatë në korsinë e majtë, policia i faturon gjobën duke filluar nga 3 mijë lekë.

TE TJERA