Rrënohet shtëpia monument kulture e Pashko Vasës, mbesa e tij ngre alarmin

Rajmonda Vasa trashëgimtarja e të madhit Pashko Vasa tregon se dikur priste e përcillte miq e vizitorë të shtëpisë së patriotit që është monument kulture.

 

Por sot shtëpisë i pikon çatia dhe i ka rënë suvaja. Restaurimet e bëra në vitin 2012 dhe 2018 kanë qenë me defekte dhe e kanë kthyer banesën në rrënojë. Rajmonda thotë se ka vënë në dijeni ministren kryeministrin, por nuk ka marrë përgjigje.

 

Rajmonda Vasa: Unë ju kam shqetësuar për problemet që ka filluar të ketë kjo banesë dhe që është lënë në harresë nga institucionet. Janë problemet që janë krijuar kohët e fundit nga punët jo cilësore. Nuk shoh asnjë përgjigje. Është krijuar lagështirë sepse ka pikuar çatia. Unë ju kam dërguar disa foto që të ngre alarmin se kjo po shembet.

 

Arkitekti i njohur, Zef Çuni i cili i ka parë nga afër vetë këto probleme tregon për problemet duke thënë se është e domosdoshme që Ministria e Kulturës të ndërhyjë duke qenë se është edhe 130-vjetori i vdekjes së tij.

 

Zef Çuni, arkitekt: Është një monument me vlera të jashtëzakonshme, si monument kulture, por edhe si banesë popullore karakteristike shkodrane. Është edhe monument historik, pasi aty ka jetuar Pashko Vasa. Është e domosdoshme që Ministria e Kulturës të ndërhyjë duke qenë se është edhe 130-vjetori i vdekjes së tij. Pushteti lokal nuk i kushton vëmendje këtyre objekteve.

 

Emsioni “Stop” i është drejtuar Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të qytetit të Shkodrës.

 

Besara Podgorica, dr. DRTK Shkodër: Aktualisht, projekti ka shkuar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Materiale. Ka shkuar për miratim dhe pritet miratimi i tij. Maksimumi, mund të zgjasë 1 muaj nga verifikimi i çështjeve teknike përsa i takon projektit. Ne kemi qenë në kontakt edhe me trashëgimtaren e pronës dhe normalisht që i kemi marrë parasysh të gjitha shqetësimet që ajo i ka adresuar dhe në këtë kuadër ne e kemi futur në planin e veprimit për vitin 2022 në projektet e mirëmbajtjes banesën Pashko Vasa, pavarësisht se aty është investuar disa herë deri në vitin 2018.

 

Më pas, “Stop” u drejtua në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorisë Rajonale Shkodër ku u tha se do të jepen 10 milionë lekë të vjetra për restaurimin e shtëpisë së patriotit Pashko Vasa.

 

Inxhinier në DRTK Shkodër: Ministria ka paraqitur dy lloje skemash. Skema e parë ka qenë vetëm pjesa e mirëmbajtjes, maksimumi ministria jep 10 milionë të vjetra, ndërsa skema B ka qenë, nëse objektin do ta kthesh në biznes, ministria mund të financonte deri në 50 milionë lekë të vjetra./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...