Nëna dhe djali humbën jetën në aksidentin në Berat, eksperti: Shpejtësia ishte normale, barriera ishte jashtë standardeve

Ditën e djeshme në qytetin e beratit u regjistrua një ngjarje ku nena dhe djali rane ne lume nga nje manover e gabuar.

Nëna e identifikuar si Klaudja Xhaferaj ishte shofere në makinë dhe bashkë me djalin po ktheheshin nga spitali pasi fëmija kishte një vigon të vendosur në dorë.

Ndërkohë eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe vlerëson se shpejtësia e mjetit që ra dje në lumin Osum me pasojë vdekjen e dy personave ishte normale, por i gjithë problemi qëndron tek cilësia e dobët e barrierës mbrojtëse.

“Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore. Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike.

Sa e preku me, cepin, iku i gjithë. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria, kjo është Rilindja. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra”, tha eksperti.

TE TJERA