“Larg intrigave dhe dallavereve”, pse u largua nga Shqipëria pas 30 vitesh në ekran, e njihni spikeren ikonë

E lidhur prej një jete me ekranin shqiptar gazetarja e njohur Tefta Radi është një nga ikonat e këtij televizioni.

Zëri i saj i ëmbël, delikatesa, mënyra e përçimit të lajmit, komunikimi, veshja, një sërë elementësh që do ti kishte zili çdo gazetare dhe lajmëse e ekranit, e kanë bërë Teftën një ikonë potente të TVSH-së.

Rastësia e një kolegu për të provuar zërin e saj e çoi atë drejt kësaj rruge të gjatë dhe të mbushur me aventura. Dëshira e saj dhe e prindërve ishte që ajo të bëhej doktoreshë, por kjo nuk u realizua. Gazetaria për të u kthye në një pasion, duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetaria e të qenit folëse në studio.

Dalja në pension në moshën 60 vjeçare, 10 vite më parë ishte ajo që e ndau Teftën nga ekrani.

5 vite më parë, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Françesk Radit, Tefta Radi në një intervistë ka treguar jetën e saj se u zhvendosur në Melburn të Australisë pak ditë pas humbjes dhe pengun që i ka mbetur Frankos. Tefta tregon se nuk ka një ditë të vetme që nuk e mendon njeriun me të cilin kishte thurur shumë plane.

“Jetoj në Australi për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipëve”, është shprehur Tefta.

TE TJERA