Jo vetëm Shakira dhe Pique/ Kush janë çiftet shqiptare që u ndanë prej parave

Shakira dhe Pique janë ndarë për paratë. Çifti, që ishte ndër më të dashurit për publikut, i kanë dhënë fund martesës së tyre pikërisht për lekët.

Ndonëse të shumtë ishin hipotezat për një tradhti, duket se arsyeja paska qenë tërësisht monetare. Ish-kunati i këngëtares ka hedhur dritë për arsyet e vërteta të divorcit të famshëm. “Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik. Pique i ka kërkuar para Shakirës për një çështje investimi dhe familja e saj apo edhe ajo vetë nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i kanë bashkuar kurrë paratë e tyre dhe e kanë mbajnë ekonominë familjare të ndarë në 50%.

Ndonëse se mund të duket si një arsye e pamjaftueshme, ndarja e tyre nuk është e vetmja. Edhe në Shqipëri ka pasur ndarje të bujshme pikërisht për paratë. Ndonëse në media kanë dalë me akuza, kundër akuza, apo kanë zgjedhur të heshtin, disa çifte shqiptare i kanë dhënë fund marrëdhënies pikërisht për shkake ekonomike, vetëm se duhet thënë se jo pikërisht nga mungesa e parave. Le të ri sjellim së bashku disa nga ndarjet më të bujshme shqiptare që si motiv kanë pasur paratë.

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi

Për të gjithë ata që kanë jetuar vitet 2000, e dinë rëndësinë që kanë pasur ky çift në vendin tonë. Kompozitori dhe këngëtarja ishin një ndër çiftet më të njohur në vend, duke bashkëpunuar së bashku edhe në muzikë. U duk se pas largimit për në SHBA jeta e familjes do të rregullohej edhe më tej, por kjo nuk ndodhi. Mediat zbuluan se ata ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift. Por historia e ndarjes ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ca mosmarrveshje e çuan në konflikt marrëdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë, me aparatura të fjalës së fundit. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.

Pavarësisht ndarjes Shpëtimi duket se ruan marrëdhënie të mirë dhe shumë të afërt me fëmijët, sidomos me vajzën, së cilës dhe i ka komentuar në “Instagram”, ku e pyet se kur do të vijë në Shqipëri pasi e ka marrë malli shumë.Divorcit të Shpëtimit dhe Mirës i doli tani tymi, por në fakt ka ndodhur më herët.

Kompozitori Saraçi u kthye në Shqipëri, nga ku iku i zhgënjyer para katër vitesh, kurse këngëtarja po provon muzikën në Neë York. Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi janë dy artistë për vite rrëmbyen zemrat e shqiptarëve.Çifti që rreth katër vite më parë vendosën të shpërnguleshin në SHBA, nuk e kishin menduar se në kontinentin e largët do t’u ndaheshin dhe rrugët e jetës pas çerek shekulli bashkë.

Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënjyer duke u shprehur: “Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapëseprapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh ai pasi e nxorrën pa punë në RTSH.

Por duket se kjo shpërngulje për një jetë më të mirë solli probleme në jetën familjare të çiftit të artistëve. Shpëtimi dhe Mira i dhanë fund martesës së tyre në SHBA dhe këtë verë kompozitori u rikthye në Shqipëri, por i vetëm.

Në fakt, Saraçi ishte rikthyer pas problemeve me bashkëshorten e tij dhe zgjodhi bregdetin për të rimarrë veten pas një ndarjeje jo të lehtë. Duket se ai kishte vendosur të rikthehej në vend, ku dhe nisi menjëherë punën si kompozitor, në studion për të cilën kishte investuar shuma të mëdha parash, shpenzime që ishin kthyer në mollë sherri për çiftin.

Mërgim Berisha dhe Vesa Vllasaliu

Sulmuesi i Fenerbahçes, Mërgim Berisha u nda nga e fejuara e tij pak ditë para dasmës së tyre. Lajmi për një ndarje të dhunshme, mori vëmendjen e mediave edhe në Turqi, duke specifikuar problemet që nisën prej parave dhe që përfunduan me dhunë. Madje sherri ka shkuar deri atje, sa që futbollisti i ka marrë të gjitha sendet dhe dhuratat ish-të fejuarës, duke e përzënë nga shtëpia.

Futbollisti dyshohet se ka rrahur të dashuren e tij Vesa Vllasaliu dhe i ka konfiskuar sendet personale në rezidencën ku jetonin së bashku në Ümraniye, është i detyruar nga Gjykata t’i qëndrojë larg. Gjykata gjithashtu në vendimin e saj theksoi se nëse Berisha nuk zbaton vendimin, ai do të dënohet me burgim të detyrueshëm deri në 30 ditë. Vesa Vllasaliu përmes avokatit të saj ka aplikuar në Kryeprokurorin Publik të Anadollit dhe ka bërë kallëzim kundër sulmuesit të Fenerbahçes, Mergim Berisha.

Në peticion thuhej se Vllasaliu dhe Berisha jetojnë së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikojnë të martohen muajin e ardhshëm në kushte normale. Më tej për denoncimin pretendohej se Berisha ka ushtruar dhunë ndaj Vllasaliut dhe e ka dëbuar nga banesa në Ümraniye, ku jetonin së bashku.

Berisha i ka konfiskuar sendet e Vllasaliut dhe nuk e ka lejuar as t’i marrë sendet. Në peticionin për rojet e sigurisë së rezidencës së Berishës thuhet se ai ka dhënë udhëzime si “Mos e çoni Vllasaliun në asnjë vend”. Pala mbrojtëse ndër të tjera tha se: “Qëllimi i vetëm i klientit është të marrë sendet e tij private, madje edhe faturat, dhe të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me palën tjetër.

Megjithatë, ka shumë të ngjarë që klienti të ekspozohet sërish ndaj dhunës fizike. Përveç kësaj, ai përdor lloje të ndryshme të sharjeve dhe fjalimeve fyese ndaj avokatit.” Në peticionin ku pretendohej se Berisha ka kryer edhe veprën e “plaçkitjes” duke mos i dhënë sendet e Vllasalit, theksohej se Vllasaliu kishte bërë kallëzim ndaj Berishës. U kërkua që ndaj Berishës të niste një hetim dhe të jepej një urdhër ndalimi.Gjykata e Parë e Anadollit, nga ana tjetër,

vendosi që Berisha të mos bëjë fjalë dhe sjellje që përfshijnë dhunë, kërcënime, fyerje, poshtërime dhe poshtërime për 2 muaj, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Familjes dhe Parandalimin e Dhuna Kundër Grave’. Gjithashtu nga gjykata u vendos që Berisha të mos afrohej për 2 muaj në banesën dhe vendin e punës së Vllasaliut.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Historia e Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës është e denjë për një skenar filmi. Lidhja e tyre u publikua kur të dy u arrestuan në Morinë me armë dhe deri më tani që mbërrin lajmi për ndarjen e tyre, të dy janë përfshirë në një skandal borxhi. Por në mes të këtyre ndodhive, ka plot dinamika mes këngëtares dhe biznesmenit. Këngëtarja kosovare i ka dhënë fund historisë me Fisnikun, pas gati 2 vitesh që frekuentoheshin bashkë.

E mesa duket ndarja mes tyre ka qenë konfliktuale, duke shkëputur çdo kontakt nga njëri-tjetri. Madje ish-çifti nuk ndiqet më as në rrjetet sociale, duke i dhënë fund kështu historisë së tyre në mënyrën më të keqe të mundshme. Raportohet se Fisniku dhe Fjolla kanë pasur një ndarje me shumë debate dhe akuza të forta për xhelozitë, por edhe për paratë. Kujtojmë se biznesmeni kosovar vinte në këtë marrëdhënie pasi kishte braktisur gruan e tij dhe fëmijët, ndërsa Fjolla kishte lënë pas një marrëdhënie tejet konfliktuale, që përfundoi edhe me dhunë.

Të gjithë e mbajmë mend edhe ‘dasmën’ përrallore në Maldives të dyshes, teksa këngëtarja ndodhej në arrati. Dasëm kjo jo e vlefshme, pasi këngëtarja në atë kohë ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa biznesmeni ende i martuar me bashkëshorten e tij. Por gati 1 vit nga momentet romantike, publikohet lajmi se ata ende nuk i kishin paguar paratë e udhëtimit, që ishin plot 23 mijë euro.

Fjolla menjëherë reagoi duke u shprehur se mediat duhet të pyesnin Fisnikun, pasi nuk dinte asgjë rreth kësaj teme, ndërsa ish-partneri i saj tha se e gjitha ishte një shantazh për të.

“Bëhet fjalë për diçka tjetër që nuk jam në dijeni dhe vetë. Është gjithçka një shpifje që është kundër meje, një shantazh dhe vetë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Ne i themi si majë haraçi. Kam boll ku me bërë humanizëm dhe jo atyre njerëzve që dalin të maskuar në video dhe nuk tregojnë as fytyrën.

Burri që është burrë nuk del me maska, por del tamam si burrë dhe flet”, u shpreh Syla. Por duket se konflikti për skandalin e borxhit ka qenë i fundit mes tij dhe këngëtares kosovare, që kanë nisur nga problemet qëkur për Fjollën mbaroi kalvari i problemeve me drejtësinë. Sapo ajo u lirua nga akuzat, nisën edhe konfliktet me partnerin e saj, duke çuar në debate të ashpra, që sollën edhe ndarjen konfliktuale të tyre.

Në daljet e saj publike, artisja nuk e ka pranuar ndarjen, duke u shprehur se nuk ka pse të tregojë. Ndërkaq Fisniku i është rikthyer jetës së tij në Belgjikë, pasi në vendin tonë mbeti i përfshirë në disa skandale. Më tej në media qarkulloi lajmi edhe për mashtrimin që ai kishte bërë me 2 makina, ku një prej të cilave ia kishte dhuruar këngëtares. Por duket që edhe këtë dhuratë ia ka marrë mbrapsht, duke e lënë Fjollën të zhgënjyer, përveç se edhe në këmbë.

TE TJERA