Erla Mëhillli rrëfen raportin me Sali Berishën: Nuk e kam pasur shef, e kam pasur…

Erla Mëhilli rrëfeu në programin “E ardhmja është vajzë” marrëdhënien e saj me ish-kryeministrin Sali Berisha, gjatë kohës që punoi me të.

Mëhilli tha se, edhe për shkak të njohjes familjare që kishin, marrëdhënia e tyre kishte qenë si ajo e një babai me vajzën.

“Unë e kam pasur, përveçse epror në një farë mënyrë, po ka qenë gati-gati edhe si, tani e di që njerëzve mund t’ju duket patetike, servilizëm, po nuk është kështu sepse unë jam njeri shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, e kam pasur gati dhe si baba, ose ai më ka konsideruar si një vajzë të vetën.

Për shkak edhe të raporteve që kemi, sepse ai njihet me prindërit e mi, kanë studiuar bashkë, kanë punuar bashkë. Ime motër ka qenë një ndër themelueset e PD dhe kanë bashkëpunuar për një periudhë kohe, përpara se ajo të largohej në Itali.

Nuk isha një njeri i panjohur për të, kisha një ‘backgroud’ njohje dhe më ka trajtuar edhe si të tillë”, tregoi Mëhilli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...