Detaje nga Shkodra/ Bomba ishte me telekomandë, do shpërthente sapo drejtoreshë Suida të hipte në Range Rover

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës.

 

Një sasi eksplozivi e cila mendohet të ketë qenë rreth 200 gram ishte vendosur pranë automjetit tip Range Rover që drejtohej nga drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor të Rajonit të Veriut, Suida Kuka.

 

Por detaje të reja kanë dalë në dritë së fundmi. Raportohet se bëhet fjalë për një bombë me telekomandë e cila dyshohet se do të shpërthente kur drejtoreshë Suida të hipte në automjetin Range Rover.

 

Mësohet gjithashtu se eksplozivi ishte mbështjellë me një paketim të kuq të një kroasanti në mënyrë që të mos binte në sy. Sipas kamerave të sigurisë, sasia e eksplozivit u vendos nga një person me motor.

TE TJERA