Zhaklin Lekatari kapet keq me gruan e pastorit Akil Pano: Shpeshherë jam me burrin tuaj…

Në emisionin “Rudina” është trajtuar sot debati në rrjet mes Fifit dhe Zhaklinë Lekatarit. E gjitha nisi kur këngëtarja postoi foto me të dashurin e saj, Adis Patushin krahas së cilës shkruante:

 

“Përtej dashurisë! S’jemi të parët ne jetët tona, po një gjë e di, ty do të të dedikoj veten. M’fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashuria që e kërkova për vite me radhë. Të dua”, ishin këto fjalët që shkroi Fifi krahas postimit të saj në Instagram.

 

Në lidhje me këtë dedikim që artistja Fifi ka bërë për partneri e saj, ka reaguar gazetarja Zhaklinë Lekatari e cila në rrjetet sociale ka shkruar se është ndjerë e neveritur nga deklarata e këngëtares, pasi sipas saj po u mëson vajzave që ta ruajnë veten vetëm për një person.

 

Këto deklarata janë komentuar në studion e “Rudina” në Tv Klan duke ndezur një debat mes gazetares Zhaklinë Lekatari dhe bashkëshortes së pastorit Akil Pano, Linditës.

 

Lindita Pano: Jo vetëm neveri, por edhe gjesti në fund fare për mua është gjest diskriminues ndaj Fifit dhe pa respekt.

 

Zhaklinë Lekatari: Zonja Pano, ju nuk kuptoni një gjë, ne nuk jemi të gjitha njësoj. Zonja Pano, të lutem, po të drejtohem, a mund të më shohësh? Zonja Pano, a mund të më shihni apo nuk më shihni dot? Unë po flas me ju tani. Po flitet për mua. A mund të më shikoni kur unë ju flas sepse e keni bërë disa herë që nuk më shikoni. Kjo quhet edukatë në dialog dhe në debat. Zonja Pano, unë besoj se ju më keni parë shpeshherë në debat dhe në panele të tjera dhe ju e dini që kjo jam unë.

 

Lindita Pano: Nuk të kam parë shpesh në fakt.

 

Zhaklinë Lekatari: Çudi sepse unë shpeshherë jam me burrin tuaj në debate dhe besoj se ju e shihni burrin tuaj kur del në emisione.

 

Lindita Pano: Ka raste edhe që nuk e shoh.

Zhaklinë Lekatari: Në ato raste kur e keni parë burrin tuaj, kam qenë dhe unë atje dhe besoj që jeni në dijeni që unë dhe burri juaj kemi pasur shumë debate.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...