Si mund të jesh kaq pa ndjenja? Kush është shoferi që nuk ndaloi, pas aksidentit ku nëna me djalin 6 vjeç ranë në lumë

Ditën e hënë një ngjarje traagjike me pasoja tepër fatale ndodhi në Berat. Siç tashmë dihet, një automjet i tipit Mercedes Benz doli nga rruga dhe përfundoi në Osum bashkë me dy persona që ndodheshin brenda, përkatësisht 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6-vjeçar.

 

Fatkeqësisht të dy nënë e bir humbën jetën. Dyshohet se ata po ktheheshin nga spitali pasi fëmija kishte një vigon të vendosur në dorë.

 

Pak momente pas ngjarjes fatale dolën edhe pamjet filmike ku tregohej qartësisht si ndodhi ngjarja. Por ajo që ra në sy, përveç akside ntit në vetvete, ishte edhe sjellja tepër indiferente e shoferit të mjetit që ndodhej pas makinës që u aksidentua.

 

Nga pamjet duket se automjeti që ishte shumë pranë makinës që ra në lumë, vazhdoi të lëvizte në punë të tij pa e shqetësuar mendjen fare, a thua se nuk kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.

 

Ndoshta ky person i jep përgjigje në një farë mënyrë edhe pyetjes se përse shqiptarët nuk dalin të protestojnë për të drejtat e tyre?

 

Ndoshta sepse janë indifierentë dhe secili sheh punën e tij? Gjithsesi cilado qoftë arsyeja, dikush ta gjejë këtë person dhe le ti japim trofeun e “Indiferentit të vitit”!

 

TE TJERA