“Probleme në punë”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë horoskopi, ka lajme të mira këtë javë për…

Një javë e bukur dhe e vrullshme, me shumë lëvizje, paralajmëron astrologia Meri Shehu në “Rudina” në Tv Klan.

Disa prej shenjave do iu duhet të kenë kujdes nga energjia, të tjera do të përfitojnë për të marrë hovin që iu nevojitet. Në përgjithësi, paraqitet një javë pa problematika të forta, por që thërret për një dozë më të lartë kujdesi.

Meri Shehu: Kjo është një javë kaq e vrullshme, sa duhet të kemi kujdes nga vrulli. Dielli në Gaforre do bëjë një katërkëndësh me Jupiterin në Dash. Gaforrja dhe Dashi janë shenja kardinale që lëvizin dhe marrin iniciativë nga hiçi. Shenja kardinale janë Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi, domethënë s’ka asgjë dhe marrin inciativë.

Dielli me Jupiterin bën një lidhje të vështirë nesër dhe ne do marrim një vrull pak më shumë se sa duhet. Ky vrull disa shenja do i vendosë në një pozicion paksa delikat. Përveç kësaj, është edhe Hëna e re në Gaforre në datën 29.

Dashi – 1 yll – Hëna e re në Gaforre bën një katërkëndësh me Jupiterin në Dash që do i vërë në një lëvizje të madhe, e cila do i bëjë të harrojnë gjëra të rëndësishme e thelbësore nga nxitimi. Nxitimi i tepruar i vë në një pozicion jo komod.

Demi – 3 yje – Do kenë shumë fantazi, plane, projekte, nostalgji për të rregulluar disa gjëra dhe do lëvizin pak më shumë nga natyrshmëria e tyre. Kjo natyra që dëmton Dashët iu jep prioritet Demave për të bërë gjëra më me shkathtësi.

Binjakët – 5 yje – Kanë Afërditën në shenjën e tyre që do bëjë një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Dash. Do dëgjojmë fejesa, martesa, lajme të këndshme, punë me shumë para kështu që Binjakët që do të jenë të zgjuar mund të akomodohen mirë në këtë periudhë.

Gaforrja – 3 yje – Hëna e re në Gaforre në datën 29 është shumë e bukur, domethënëse por bën katërkëndëshin me Jupiterin në Dash, ndaj kujdes nga iniciativat lidhur me karrierën e jetën personale, ndryshimet në këtë periudhë. Këto të fundit mund të jenë shumë të mira, por shumë të bujshme për momentin dhe nuk krijojnë stabilitet.

Luani – 1 yll – Shenjat e zjarrit do kenë kaq shumë energji sa do iu prishë punë. Hëna e re në Gaforre është në shtëpinë e 12-të që ka të bëjë me ndjenjat, punën, pasionet e fshehta, dëshirat e fshehta që nuk janë akoma në momentin e tyre më të mirë.

Virgjëresha – 3 yje – Do favorizohen lidhur me punën dhe ekonominë. Afërdita në Binjak, që është një shenjë që udhëhiqet nga Mërkuri dhe lidhja e tij e bukur në Binjak me Jupiterin në Dash, bëjnë një kombinim të mirë punësh dhe jete personale.

Peshorja – 4 yje – Një shenjë kardinale që merr iniciativa nga hiçi. Këtë periudhë do ketë lajme të mira ligjore, komunikime me jashtë, bashkëpunime të rëndësishme, kontrata, martesë, fejesë, udhëtim të largët të këndshëm.

Akrepi – 4 yje – Ka ardhur momenti që të merren me çështjet ekonomike e personale ku do fokusohen fuqishëm. Rregullohet një çështje ekonomike, personale, Afërdita e Mërkuri në Binjak iu jep gjithë këtë mundësi shpirtërore që të arrijnë të qetësohen dhe qartësohen me veten.

Shigjetari – 2 yje – Hëna e re në Gaforre sjell problematika lidhur me shëndetin e punën, disa debate që ndoshta nuk i prisnin. Ka shumë planetë në Binjak përballë shenjës së tyre, ndaj interesi kalon nga ana e partnerëve ose njerëzve që janë në bashkëpunim dhe duhet të marrin leje për të bërë gjëra.

Bricjapi – 1 yll – Hëna e re përballë tyre i kundërshton, si dhe katërkëndëshi me Jupiterin në Dash. Çështjet e shtëpisë, familjare, divorcet, sqarimet, debatet, çështjet ligjore duhet t’i kenë kujdes këtë javë ose të mos marrin hov më shumë se sa duhet në marrëdhëniet që s’ia dinë fundin.

Ujori – 2 yje – Janë në fazën më të mirë erotike sepse Afërdita e Mërkuri në Binjak u ndryshojnë jetën, por kujdes nga Hëna e re me një ndryshim pune ose diçka që duan të dalin nga rutina, por që nuk do jetë e kontrolluar.

Peshqit – 3 yje – Hëna e re në Gaforre është e mirë, pavarësisht disa shpenzimeve e debateve në çështjet ekonomike. Do kenë disa lajme të mira në fushën erotike, ndahen nga një marrëdhënie e keqe, hyjnë në një të mirë dhe jeta nis të marrë formë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...