Nuk kane te sosur cudirat ne plazhet shqiptare. Turistit i japin kupon qe i cuditi te gjithe

Nga Ilir Kadia

 

Zëri:”Bërje shurre! “

 

Ka hyrë dikush në ëc dhe i ka shërbyer vetes me një shurrë! Kur ka dalë prej andej ka marrë kuponin. Pagoi 40 lekë të reja, megjithë tvsh, dhe doli nga lokali i lehtësuar dhe i gëzuar. E kish ndihmuar qeverinë! Kish derdhur në buxhet tvsh-në e shurrës! Në fakt edhe për një arësye tjetër! Kish arritur të bëjë evazion fiskal! Po! Se kur e kish shkundur, që pika e fundit, sipas ligjit të katërt të Njutonit, të mos i binte në brekë, kish lëshuar një pordhë të cilën nuk e pat deklaruar!

 

Kur erdhi e më tregoi miqësisht kuponin tatimor i thashë historinë e Xhevat Abdallit. Atij furrtarit të vjetër nga Gjirokastra që këndonte saherë shkonte Enver Hoxha atje krah tij. Xhevati kur ish në Prishtinë njëherë me këngë në buzë kish hyrë në një ëc gjithë siklet.

 

Administratori i saj i kish thënë se e dhjera është me para, kushton! Kupton?! Xhevati kish nxjerr një qese dhe i kish thënë zbatuesit të teorisë së Kardelit për Vetadministrimin jugosllav se ai do dhiste në qese e do ja lidhte grykën për ta shprazur në Gjirokastër e para për të dhjerë nuk do paguante kurrrë në jetë!

 

Dhe kur erdhi në Tiranë ja treģoi qëndrimin heroik Enver Hoxhës që dha urdhër të bëhet një film për Xhevatin dhe qesen që mbrriti në Atdhe plot e përplot! Kuptove?!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...