Ngjarja e dhimbshme dje në Berat, dëshmitari: Absurde, ambulanca qëndronte matanë rrugës

Një aksident fatal mori jetën nënë e bir mesditën e së hënës në Berat.

25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj po udhëtonte me një makinë tip ML, së bashku me djalin e mitur, kur humbi kontrollin e mjetit dhe ra në ujërat e lumit Osum.

Aksidenti rezultoi fatal për nënë e bir, të cilët nuk mundën të mbijetonin dot pavarësisht se disa qytetarë vrapuan që t’i shpëtonin duke u munduar t’i nxirrnin nga makina.

Një i ri, i cili ishte në mesin e qytetarëve që tentuan të shpëtonin nënën dhe të birin e saj 6-vjeç, rrëfeu momentin e rëndë. Ai tregoi se fillimisht u nxor nga makina fëmija, që ishte pa ndjenja.

Ndërsa theksoi se nëse do ishin më shumë persona, do të kishin mundur të shpëtonin të paktën një prej viktimave. I riu tregoi se ambulanca qëndroi matanë rrugës, ndërkohë që nuk diheshin se sa persona mund të ishin në automjetin e aksidentuar.“Pashë momentin kur nxorën fëmijën të parin, ishte pa ndjenja.

U preva shumë, ambulanca rrit këtu, ndërkohë trupat ishin matanë. Do dilnin njerëzit nga makina, si do i çonim matanë rrugës. Ishte absurde. Ambulanca e parë kaloi në lumë, tjetra këtu. Nuk dihej sa veta ishin në makinë.Kanë humbur jeten nga mbytja, se makina u fut ngadalë në lumë.

Nuk arritëm të hapnim dyert, absolutisht jo. Makina ishte në një pozicion ku nuk dilnin dot. Ishim 5 veta, nëse do ishin dhe 10 të tjerë mund ta kishim kthyer makinën dhe t’i shpëtonim jetën, fëmijës ose mamasë”, tregoi i riu.

TE TJERA