Në garë të madhe me BBV/ Alketa Vejsiu do të sjellë një emision ku VIP-at rrinë në …

Moderatorja Alketa Vejsiu sërish ka marrë vëmendje.

Ajo prej disa ditësh ka udhëtuar drejt Republikës Domenikane por jo vetëm. Me të është parë edhe Vera Grabocka, Aleksandër Frangaj dhe një grup stafi.

Por si qëndron puna? A do të ketë së shpejti ndonjë program të ri në “Klan”?

“News31” zbulon se tashmë “Klan” ka blerë patentën e programit të famshëm që quhet “L’isola dei Famosi”.

Ky lloj programi ka në fokus mbijetesën në një ishull të disa personazheve VIP. VIP-at duhet të jenë pikërisht ata që duhet të bëjnë gjithcka vetë,duke nisur nga gjetja e ushqimeve, strehimi etj.

Por kush do të jenë konkurrentët? Ende nuk dihen emrat. Mesa duket konkurrenca mes televizioneve si “Klan” dhe “Top Channel” sa vjen edhe rritet. Kujtojmë që “Top Channel” mori një shikueshmëri të jashtëzakonshme me spektaklin “Big Brother VIP Albania”.

Nga ana tjetër, ‘Kepi i Tundimeve’ pritet të fillojë së shpejti. Autorja Olsa Muhameti zbuloi më herët se në këtë “show” do të ketë edhe ish-konkurrentë nga Për’Puthen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...