Ish-pronari i Formula 1 vendos rekord/ Bëhet baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare

Në kufijtë e çmendurisë! E çuditshme, por e vërtetë, ish-pronari i Formula 1, Bernie Ekleston, është bërë baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare.

 

Vetëm gjatë ditëve të fundit, manjati britanik ka publikuar në rrjetet sociale një foto me djalin e tij pak më shumë se 1-vjeç të quajtur Ace.

 

Fëmija më i madh i Eklestone është vajza Deborah sot 67 vjeç. Vlen të theksohet se Ace, erdhi në jetë nga bashkëshortja e 91-vjeçarit, Fabiana Flosi, në vitin 2020, por ky fakt është mbajtur i fshehtë.

 

Edhe formula dhe menyra se si ka ardhur në jetë fëmija, nuk është zbuluar ende në media. Ekleston ka vendosur kurorë me bukuroshen Fabiana në vitin 2012.

 

Në një intervistë dhënë për “Daily Mail”, ish-bosi i Formula 1 bën të ditur se bashkë me familjen e tij po jeton në një vilë të bollshme në Ibiza.

 

Bernie Ekleston është bërë shpesh objekt i lajmeve rozë për shkak të historive të shumta të tij të dashurisë me partnere shumë herë më të reja sesa ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Weee s’kanë fund çudirat! Banorja e BBV lan flokët në lavamanin e kuzhinës (video)

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Mbresa gjatë mbrëmjes...

“Shqiptarët janë spiuna, më futën në burg”, rrëfehet këngëtari Ermal Fejzullahu

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe moderatori Labi kanë treguar ekperiencën...