Gjest i rrallë në vendin tonë/ Gruaja ndalon makinën në mes të rrugës dhe ndihmon të moshuarin të kalojë

Më në fund një lajm i bukur!

 

Pas një ditë të stërgjatë të mbushur plot aksidente dhe humbje jetësh, duket se ka vend edhe për lajme pozitive.

 

Një qytetar nga Pogradeci ka dërguar një video pranë redaksisë sonë ku dallohet se si një grua ka ndaluar makinën e saj në mes të rrugës për të ndihmuar një të moshuar për të dalë në anën tjetër.

 

Gjesti në fakt është tepër i rrallë në këto kohë ku jetojmë, ku duket se indiferentizmi ka pllakosur kudo në shoqërinë shqiptare. Menjëherë sapo ndihmoi të moshuarin, gruaja u kthye me vrap në makinë dhe vazhdoi rrugën e saj.

 

Ndërkohë në vijim mesazhi i dërguar nga qytetari progradecar:

Pershendetje Joq, shifeni gjestin e bukur, ndalon makinen nje zonje dhe shoqeron nje burre të moshuar qe të kaloje rrugën ne Pogradec. Faleminderit.

TE TJERA