Rama “i turret” mjekes: Sa herë ma ke ‘pirë’ gjakun?

Edi Rama dhuroi paraditen e kësaj të hëne gjak, nismë së cilës iu bashkuan edhe punonjësit e Kryeministrisë.

Punonjësit e Kryqit të Kuq, të cilët ishin në godinën e qeverisë, pohuan se situata sa i takon dhurimit të gjakut paraqitet më mirë në krahasim me periudhën e pandemisë.

Megjithatë, ata theksuan se kanë nevojë për ndihmën e institucioneve, pasi deri më sot, dhuruesit më të shumtë kanë qenë studentët. Si mjekët ashtu edhe vetë kryeministri Edi Rama e vunë theksin tek fakti se dhurimi i gjakut jo vetëm që nuk përbën rrezik, por i bën shumë mirë trupit.

Mjekja: Tani kemi filluar me institucionet, kështu që jeni fiks në kohën e duhur për të ndërgjegjësuar edhe institucionet që mos të tregohen indiferente. Duhet ta mësojnë që dhurimi i gjakut nuk përbën rrezikshmëri.

Rama: Përkundrazi.

Mjekja: I bën shumë mirë trupit, ne të dy e dimë shumë mirë këtë gjë.

Rama: Sa herë ma ke pirë gjakun? Sa vite kam?

Mjekja: Në bashki, nuk e di sesa herë…

Rama: Çdo ditë e kemi bërë.

Mjekja: Po. Tani është radha e institucioneve. Deri tani kanë qenë studentë, kështu që tani kam nevojë për institucionet.

Mjekja: I bën mirë të gjithëve, përveç atyre që kanë probleme shëndetësore./tvklan.al

TE TJERA