Muaji korrik nis me temperatura përvëluese, meteorolgoia: Ja në cilën datë freskohet moti

Kjo javë që sapo hyri do të jetë akoma më e nxehtë. Jo vetëm 3 ditët e para, por edhe gjysmën tjetër, që përkon me fillimin e korrikut.

Presim rreth 37-38 °C sot. Çdo ditë bëhet më e nxehtë se tjetra. Ka një shkëputje ditën e fundit të muajit. Pikërisht në ditën që ndërrohen muajt ka një freskim të lehtë, për të pritur ditët e pata të korrikut mjaft të nxehta.

Meteorologia Tanja Porja bën me dije se pas datës 5 korrik kemi një freskim gradual të motit dhe kemi disa ditë më normale me temperatura, ndryshe nga çdo përjetojmë gjatë kësaj jave.

Përsa i përket ditës e sotme, do të jetë e kthjellët dhe mjaft e nxehtë. Në zonat malore termometri luahtet nga 13-34 gradë celcius. Në zonat e ulëta dhe bregdet 17-38 °C.

Për tre ditët ne vijim mbetemi në kushtet e motit të qëndrueshëm, vetëm të enjte shfaqen reshje të pakta dhe të papërfillshme.

Që mëngjesin e nesërm kemi 2 °C rritje të vlerave termike në territor. Një luhatje më të lehtë gjatë të mërkurës dhe të enjtës, ndërsa në orët e mesditës një rritje me 1-2 gradë. E mërkura dhe e enjtja janë shumë pranë 39 gradëve, që do të jetë edhe temperatura makimale në rang territori.

Kryesisht, Shkodra, Elbasani, Berati dhe Gjirokasta pritet që ti afrohen 39 gradëve brenda muajit qershor.

TE TJERA