E trishte/ Humb betejen me semundjen e rende zv/ dekania ne Shkoder, Nevila Dibra

Me ane te nje postimi ne faqen zyrtare ne rrjetet sociale, Universiteti “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder ben me dije nja lajm te hidhur per te gjithe.

Pas nje beteje te forte me semundjen e rende eshte ndare nga jeta zevendes dekania Nevila Dibra.

Të nderuar kolegë, miq e bashkëpunëtorë,

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të koleges, mikes sonë të dashur, prof.as.dr. Nevila Dibra, zv/Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Prof.as.dr Nevila Dibra ka qenë anëtare e Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që nga viti 1993. Ajo ka dhënë kontributin e saj si kërkuese shkencore në fushën e gjeografisë, turizmit dhe mjedisit me një sërë artikujsh, librash shkencorë, organizime dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo ka kryer me devotshmëri funksione të ndryshme si përgjegjëse e departamentit të Gjeografisë në vitet 2012 – 2020, anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për shumë vite, dhe është dalluar për kontributin e lartë dhe energjinë e saj pozitive për zhvillimin e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës. Studentët do ta kujtojnë prof. as. dr. Nevila Dibra si lektoren e aftë dhe dashamirëse, kolegët si pedagogen e përkushtuar, miqtë si shoqen unike.

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të madhe e të parakohshme!
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj!
Rektori
Prof. dr. Suzana Golemi

Ceremonia e lamtumirës dhe homazhet në nderim të prof. as. dr Nevila Dibra do të zhvillohen me datë 28/06/ 2022 në ora 10.30-11.30, pranë hollit të auditorit A3 në Godinën e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...