Detaje nga mbytja e 15-vjeçarit në lumë, kishte qenë në ekskursion me shokët e klasës

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 14:10 të ditës së sotme në lumin Drini i Zi.

Ali Lita 15 vjeç ka humbur jetën pasi është mbytur në ujërat e lumit Drin në fshatin Potgorcë të Maqellarës.

15 vjeçari , nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë.

Adoleshenti është futur për tu larë në lumë, dhe nuk ka mundur të dalë.

Trupi i tij është gjetur rreth 5 km më poshtë, në fshatin Gradec, nga disa pushues që bënin plazh në këtë zonë.

Sipas informacioneve nxënësit kishin shkuar të organizuar në ekskursion, pas mbarimit të klasës së 9-të.

TE TJERA