Aleksandër Meksi: Unë jam kryeministri që ngrita 2 herë çmimin e bukës, si e pritën shqiptarët

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka folur ndër të tjera për rritjen e çmimeve në Shqipëri.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai pranoi se është kryeministri që ka ngritur dy herë çmimin e bukës dhe të nesërmen e ka bërë rrugën në këmbë për në zyrë. Kështu, kuptoi që shqiptarët arritën ta pranonin se po bënin një ndryshim në epokë.

“Unë jam kryeministri që kam ngritur dy herë çmimin e bukës. Shqiptarët arritën ta kuptojnë se po bënin një ndryshim epoke dhe atëherë nuk u ankua asnjëri.

Një gazetare që takova më pyeti që ça ke bërë për gratë. I hoqa turnin e tretë, i thash. Nuk e rrëzoi komunizmin Shqipëria, erdhi koha e ndërrimit të sistemit.

U pëlqeu epoka e ndryshimit dhe ishte ndryshim shprese. Në rrogë u dha kompesimi aq sa jepet edhe sot, në çdo vend të botës”, tha Meksi.

TE TJERA