Temperatura rekord! Çfarë pritet të ndodhë me motin në javën e ardhshme

Temperaturat në Shqipëri pritet që të rriten gjatë javës që vjen.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën të ditur se mund të ketë reshje të dobëta shiu në zonat malore.

Parashikimi i motit për javën që vjen:

Vendi javën e ardhshme do të ketë ndikimin e masave ajrore të nxehta.

Këto masa do të sjellin orë të gjata me diell dhe rritje temperaturash deri ne 39 grade veçanërisht në mesjavë.

Vranësirat e mesditës në male lokalisht do të sjellin shi të dobët.

Era do të fryjë nga juglindja e perëndimi e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në det i forcës 2 dhe 3 ballë.

TE TJERA